Sukses i jashtëzakonshëm! Shqiptarja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, me Suedinë fitojnë medaljen e argjendtë olimpike në turneun e Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.
Kanada ka shënuar fitore me penallti me rezultat 3:2 ndaj Suedisë, në finalen që u zhvillua në Yokohama.
Futbollistja shqiptare shfaqi angazhim të pashoq, duke asistuar edhe në golin e epërsisë në minutën e 34-të, kur realizoi Stina Blackstenius.
Në minutën e 67-të, Jessie Fleming, u tregua e saktë nga penalltia dhe barazon rezultatin 1:1.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati.
Duhet theksuar se në minutën e 105-të, Asllani u ndëshkua me karton të verdhë. Plotë 120 minuta, ndeshje e luftuar, ndërsa penalltitë përcaktuan kampionin e ri olimpik.
Kanada me penalti ishte më e suksesshme, ndërsa Kosova Asllani e pasuksesshme në goditjen e parë të serisë së penalltive.
Seger pati arstin ideal të vendosë fituesin, por dështoi nga penalltia për të çuar rezultatin në 3:1, ndërsa kanadezet ishin më të qeta në penalltitë e radhës.
Nga penalltitë, për Suedinë shënuan Bjorn, Schough, dështuan Asllani, Anvegard, Seger, Anderson dhe për Kanadanë realizuan Fleming, Rose, Grosso; dështuan Lawrence, Gilles, Leon.