Lionel Messi nuk është më një futbollist i Barcelona-s, por fanella e tij për sezonin 2021/22 vazhdon të shitet në dyqanet zyrtare të klubit.
Pas komunikatës zyrtare të katalanasve, në këto orë ka nisur një garë e vërtetë për të siguruar një copë unike për koleksion: fanella e re e Barçës me 10 e Messi-t.
Një fanellë që Messi nuk do ta veshë kurrë dhe që për këtë arsye vlen akoma më shumë.
Pavarësisht lamtumirës, Barcelona do të mbajë të drejtat e shitjes së kësaj fanelle edhe për tre muaj të tjerë. Për shkak të radhëve të gjata të tifozëve në dyqanet e klubit priten shitje rekord.