Edhe Chelsea në garë për Messin

Futboll

Edhe Chelsea në garë për Messin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:22
Lionel Messi

Gjiganti anglez po synon ta sjell në “Stamford Bridge” yllin botëror.

Messi nuk arriti të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën për shkak të rregullave të La Liga.

Thuhet se favorit për transferimin e sulmuesit është Paris Saint-Germain, ndërsa në garë prej kohësh është edhe Man City.

Por, sipas mediave angleze, së fundmi në garë për Leon është futur edhe Chelsea.

Raportohet se presidenti i ‘The Blues’, Roman Abramovich ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e argjentinasit që të diskutojnë lidhur me një marrëveshje të mundshme.

34-vjeçari, është futbollist i lirë dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën pasi shumë skuadra dëshirojnë ta kenë në formacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat