Atalanta ka konfirmuar huazimin e qendërmbrojtësit turk, Merih Demiral.
Demiral është huazuar nga Juventusi te Atalanta për një sezon, me mundësi blerje në vitin e ardhshëm.
Klubi nga Bergamo do të duhet të paguaj në total 30 milionë euro, nëse shfrytëzon pastaj opsionin e blerjes.
Merih Demiral te Atalanta do të jetë zëvendësues i Cristian Romeros, i cili së shpejti do të zyrtarizohet te Tottenham Hotspur.