Blankenburg: Bayern, rikthe Riberyn!

Futboll

Blankenburg: Bayern, rikthe Riberyn!

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:40
Blankenburg: Bayern, rikthe Riberyn!

Bayern, rikthe Ribery! Nuk po bëj shaka, por 60 minuta i nxjerr super çdo ndeshje…”

Pasi u largua nga Fiorentina në fund të qershorit, Frank Ribery po stërvitet i vetëm duke pritur për një mundësi të re, mes Italisë ose jashtë saj…

Francezi luajti një lojë me Bayern Munich Legends dy ditë më parë, duke treguar ende formë për t’u admiruar, aq sa ai meritoi një ovacion nga publiku.

Francezi u kap duke biseduar për një kohë të gjatë me trajnerin e Bayern, Julian Nagelsmann, i cili do të kishte nevojë për një sulmues të katërt për të përfunduar repartin e avancuar, për t’iu shtuar baterisë Gnabry, Sanè dhe Coman.

Ribery është stërvitur për disa javë me një trajner personal privat, Matthias Blankenburg, i cili, i intervistuar nga BILD, nisi një ide të çmendur: kthimin e Frankut te Bayern Munich. “Ai është shumë, shumë i aftë. Dëshira që ka është e madhe. i shpejtë, i shkathët dhe i gjallë”, shpjegoi Blankenburg. –

“Te Bayern do të ishte e vështirë të luante për 90 minuta. Por ai mund të luajë një rol të rëndësishëm si rezervë dhe të bëjë diferencën edhe për 60 minuta!”,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat