Klubi francez njofton lajmin e hidhur

Futboll

Klubi francez njofton lajmin e hidhur

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:41
Klubi francez njofton lajmin e hidhur

Arkadiusz Milik do të qëndrojë në bokse për gjashtë javë të tjera.

I dëmtuar në javën e fundit të sezonit të kaluar, ish-sulmuesi i Napolit humbi Kampionatin Evropian dhe gjithë përgatitjen me Olympique Marseille, por rikthimi i tij nuk është ende pranë.

Kjo u konfirmua nga Jorge Sampaoli, trajneri i OM, në një konferencë për shtyp:

“Për Milik do të na duhet të presim edhe një muaj e gjysmë para se ta shohim përsëri në grup. Ndalesa e tij ishte më e gjatë se sa pritej”.

Një mallkim për polakun, që në dy vitet e fundit e ka parë shumë pak fushën.

Kjo ishte edhe arsyeja pse asnjë klub i madh nuk besoi te ai, edhe pse nuk i ka munguar talenti dhe sidomos nuhatja për gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat