Shqiptari u përshëndet me lule, mirë se erdhët në Arabinë Saudite!

Futboll

Shqiptari u përshëndet me lule, mirë se erdhët në Arabinë Saudite!

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:07
Shqiptari u përshëndet me lule, mirë se erdhët në Arabinë Saudite!

Futbollisti shqiptar, Ezgijan Alioski, ka arritur në Arabinë Saudite gjatë kësaj pasdite, ku lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, do të kalojë pjesën tjetër të karrierës së tij tek skuadra Al Ahly.

“Ekipi më i mirë në Arabinë Saudite, këtë verë nuk është pishman për paratë që ka shpenzuar për përforcimet kryesore, dhe një prej tyre është

Alioski, i cili pas largimit nga Leeds Utd refuzoi disa oferta interesante për t'u transferuar në Al Ahly”, shkruan “Ekipa. mk”.

Menaxhmenti i klubit e priti yllin shqiptar në aeroport me një buqetë me lule, duke i dëshiruar mirëseardhje. Alioski pritet të fillojë stërvitjen me ekipin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat