Tirana mendon për të tashmen dhe të ardhmen.
Klubi bardheblu ka blinduar me kontratë afatgjatë një nga futbollistët premtues të akademisë.
Bëhet fjalë për portierin 18-vjeçar, Leon Kozi, i cili do të jetë i lidhur në kontratë me 25 herë kampionët e Shqipërisë deri në vitin 2025.
Njoftimi i Tiranës:
“Leon Kozi ecën me hapa kampionësh! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Leon Kozi, shkruan Supersporti.
Portieri 18-vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana drejt ekipit të parë dhe ka bindur stafin me talentin e tij se është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. Talenti shtatlartë ka nënshkruar për 4 sezonet e ardhshme dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën nën urdhrat e trajnerit të portierëve, Alfred Osmani, dhe stafit teknik. Mirë se erdhe Leon!”.