Cristian Romero karrierën do ta vazhdojë në Angli.
Romero ka kompletuar transferimin e tij te Tottenham Hotspur.
Hotspur pas shumë negociatave, më në fund kanë arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e mbrojtësit për 55 milionë euro.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin anglez të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Klubi italian tashmë ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit pasi ka sjellur në ekip në formë huazimi Merih Demiral.
Lajmin për transferimin e Romeros e ka bërë të ditur vetë klubi i Tottenhamit përmes një postimi në web-faqen e tyre.