Leo Messi duket se karrierën do ta vazhdoj në Francë.
Messi u largua pas 21 vitesh nga Barcelona pasi nuk arriti të nënshkruaj kontratën e re.
Futbollisti tani është futbollist i lirë dhe shumë skuadra janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë 34-vjeçari, duket se ka vendosur të bashkohet me shokun e tij Neymar JR te Parisi.
Sipas gazetarit francez, Saber Desfages, sulmuesi po dëshiron transferimin në Francë dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.
Madje, thuhet se transferimi i tij mund të kompletohet gjatë orëve të ardhshme apo më së largu ditëve në vijim.