Vëllaznimi nga Gjakova është edhe më i fortë me futbollistin me përvojë Viktor Kuka.
Gjakovarët janë mobilizuar deri në pikën e fundit, duke synuar të sjellin lojtarë sa më cilësorë, me synim që të rikthehen në elitën e futbollit.
“Viktor Kuka ka vendosur të bëhet pjesë e klubit kuq e zi nga Gjakova.
Mbrojtësi i djathtë Kuka ka arritur marrëveshje me klubin për sezonin 2021/22.
Kuka me një përvojë shumë të madhe në futbollin e Kosovës ishte lojtarë i këtyre klubeve: FC Prishtina, KF Teuta, KF Llapi, FC Drita, FC Ferizaj, FC Feronikel dhe së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva”, njofton KF Vëllaznimi.