Futbollisti Blerim Krasniqi është i lumtur që iu bashkua skuadrës së Gjilanit dhe premton maksimumin. Ai për faqen e klubit Gjilani ka deklaruar, se është pritur në mënyrën më të mirë.
"Projekti dhe ambiciet e klubit më kanë bindur që t’i bashkohem klubit të Gjilanit.
Është një klub shumë serioz dhe i organizuar. Një mundësi e mirë për lojtarët që të ndjejnë veten shumë komod, me kushte të mira për punë dhe shumë gjëra tjera që i nevojiten një futbollisti”.
Skuadra dhe drejtuesit e klubit më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj që kështu të shkoj edhe ambientimi im”.
Futbolli në Kosovë është sfidë e re për mu.
Jemi këtu për t’i përmbushur objektivat e klubit dhe së bashku me ekipin dhe shpresojmë që në fund t’i gëzojmë edhe tifozët”.
Nuk jam futbollist që i pëlqen fjalët, por tifozëve iu premtoj vetëm punë dhe angazhim. Presim përkrahje të madhe nga ta në këtë sezon, pasi që edhe objektivat janë madhor”, ka thënë Krasniqi.