Kun Aguero dëshiron largimin nga Barcelona.
Aguero duket shumë i nervozuar me drejtuesit e Barcelonës pas largimit të Messit.
Futbollistit para se të transferohej në Spanjë i është premtuar se do të luajë së bashku me shokun e tij Leon.
Një gjë e tille tashmë nuk është e mundur pasi 34-vjeçari është larguar nga klubi.
Sipas ‘La Porteria’, Aguero është shumë i nervozuar dhe duket që nuk është i interesuar të luajë për ‘Blaugranët’.
Sulmuesi dhe avokatët e tij po e shqyrtojnë mundësinë që ai të largohet këtë verë pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin.
Mbetet të shihet e ardhmja e argjentinasit në këtë kohë kur gjiganti spanjoll po përballet me shumë probleme dhe çështja e tij vetëm sa do të thelloj krizën e klubit.