Është diskutuar shumë për të mirat dhe të këqijat që i vijnë Arsenalit nëse i ofron një kontratë të re Granit Xhakës për ta mbajtur atë në klub deri në vitin 2025.
Skuadra nga Serie-A, Roma me në krye trajnerin e ri Jose Mourinho ka shprehur interesim konkret për shërbimet e Xhakës, por deri më tani operacioni nuk ka shenja se do të konkretizohet, përcjellë KosovaPress.
Xhaka pati paraqitje fantastike me Zvicrën në Euro 2020 dhe kjo bëri që të rritet interesimi i klubeve evropiane për kartonin e tij.
Duke folur për të ardhmen, Xhaka pas Kampionatit Evropian deklaroi:
"Gjithmonë ka zëra në fund të sezonit, kjo është e sigurt. Por unë ende kam një kontratë dyvjeçare në Londër dhe jam shumë i lumtur me familjen time këtu.”.
Ende nuk dihet nëse Arsenali do t’iu bëjë ballë oferta që mund të vijnë për Xhakën në vazhdim të merkatos.