Largimi i Lionel Mesi ka sjellë hije të mëdha dyshimi mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi.
Ditën e djeshme, babi i Mesit, Jorge Mesi hodhi akuza të forta në drejtim të klubit katalans duke i akuzuar se po ‘’derdhin lot krokodili’’.
Por, si duket Jorge nuk ka ndërmend të ndalet. I ftuar në kanalin spanjoll ‘’El Chiringuito’’, babai i Mesit hodhi një tjetër akuzë në drejtim të Barcelonës, kësaj here në dëm të presidentit Laporta.
‘’Laporta ka përdorur djalin tim për të fituar zgjedhjet’’, ishin fjalët e Jorge Mesit duke tronditur Spanjën. Kujtojmë se vetëm para pak muajsh Laporta u zgjodh si president i Barcelonës, ku një ndër premtimet kryesore ishte rinovimi i kontratës me Lionel Mesin, gjë që ka zhgënjyer tifozët katalanas.