Sot (e shtunë) do të zhvillohet finalja mes Brazilit dhe Spanjës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Brazilianët dhe spanjollët janë ata që kësaj here po luftojnë për medaljen e artë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:30 në “International Stadium” të Yokohamas.
Kujtojmë se paraprakisht, Kombëtarja e Brazilit eliminoi Egjiptin në çerekfinale dhe Meksikën në gjysmëfinale.
Kurse, Kombëtarja e Spanjës fitoi ndaj Bregut të Fildishtë dhe Japonisë.