Renato Sanches ka arritur marrëveshje personale për t’iu bashkuar Barcelonës.
Sipas “Le 10 Sport”, bisedimet me lojtarin janë mbyllur, marrëveshja është arritur dhe ka mbetur vetëm dakordimi mes klubeve.
Barcelona nuk ka para që ta blejë këtë verë, por po shikon për mundësinë e huazimit me të drejtë blerje në vitin 2022.
Renato dështoi te Bayern Munich vite më parë, por ishte shumë i ri.
Kalimin te Barcelona ai e sheh si një mundësi për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar dhe për t’i treguar të gjithëve se mund të jetë njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.