PSG kuotohet me koeficientët 1,15 ose 1,2 që fiton titullin në Ligue 1

Futboll

PSG kuotohet me koeficientët 1,15 ose 1,2 që fiton titullin në Ligue 1

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:30
PSG kuotohet me koeficientët 1,15 ose 1,2 që fiton titullin në Ligue 1

Për të triumfuar në Le Championnat sigurisht nuk është se nevojiten kaq shumë para, për më tepër kuqeblutë nuk është se po shkëlqejnë në Champions. Ëndrra e Presidentit Nasser Al – Khelaifi dhe pronarit të madh, Emirit të Katarit Al Thani padyshim mbetet “trofeu me veshë të mëdhenj”.

Ekipi vazhdon të drejtohet nga argjentinasi Mauricio Pochettino, që u njollos keqas, duke lëshuar një titull që nuk humbej dot, duke pasur parasysh skuadrën që kishte në dispozicion dhe diferencat e frikshme me skuadrën e Lilës.

Një pjesë e fajit natyrisht që bie mbi vetë Drejtorin Sportiv të klubit, brazilianin Leonardo, që shkarkoi dy trajnerë si Unai Emery dhe Thomas Tuchel, të cilët u kurorëzuan në sezonin e fundit me skuadrat e tyre të Villarreal-it dhe Chelsea-t, respektivisht në Europa League dhe Champions.

Sikur të mos mjaftonin yjet e shumtë që ka në përbërje, në këto muaj u shtuan ndjeshëm zërat për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Paris SG, gjithsesi tani është e qartë që CR7 është i dënuar që të vazhdojë të qëndrojë në radhët e “zonjës së vjetër” por në orët e fundit klubi i mirënjohur parizien ka filluar të lakohet për një kalim sensacional të Lionel Mesit pikërisht në Le Championnat.

PSG kuotohet me koeficientët 1,15 ose 1,2 që fiton titullin në Ligue 1, ndërkohë bookmakers-a të ndryshëm ofrojnë kuota të ndryshme që luhaten nga 1,3–1,5 që Leo Messi do të veshë përfundimisht fanellën e kuqebluve të Parisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat