Ballkani rikthehet në stërvitje

Futboll

Ballkani rikthehet në stërvitje

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:52
Ballkani rikthehet në stërvitje

Ballkani është rikthyer përsëri në stërvitje pas pushimit.

Skuadra nga Suhareka e kreu fazën përgatitore në Kayseri të Turqisë, por tani janë rikthyer në Kosovë.

Të besuarit e trajnerit Bekim Isufi kanë dalë në stërvitjen e radhës ditën e premte, derisa sot në mesditë do të zhvillojnë ndeshje miqësore.

Ballkani do të përballet me KEK-un gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Të dashur tifozë 

Skuadra ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë. Ditën e djeshme, ekipi ka kryer stërvitjen e parë, teksa një stërvitje ka kryer edhe paraditen e sotme. Skuadra po bën përgatitje intensive për fillimin e kampionatit.

Pasditen e sotme është një ndeshje miqësore, ku skuadra jonë do të provojë forcën kundër KF KEK-ut.

Na priftë e mbara Suharekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat