Drejtori i Akademisë së KF Shkëndija, Erhan Selimi, nga sezoni i ri që nis nesër, do të jetë asistent i parë i trajnerit të rikthyer te Shkëndija, Bruno Akrapovic, shkruan News-TV.
Kryesia e Shkëndijës dhe Selimi shumë shpejtë janë marrë vesh, pasi ideja ishte që të kompletojnë stafin teknik.
Ish-kapiteni i Shkëndijës edhe në vitin 2016 ishte në stafin teknik të kuqezinjve nga Tetova, kur së bashku me Akrapovicin fituan kupën e Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija e hap sezonin e ri me skuadrën e re në ligë e parë, Tikveshin e Kavadarit. Takimi do të luhet të dielën në stadiumin “Goce Dellcev” në Prilep me fillim prej orës 17:30 minuta.