Sodovina e Jerlive, njihet për kontributin e madh në të gjitha aspektet, sidomos për fushën e futbollit në vitet e 90-ta, ku u zhvilluan ndeshjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës.
Fusha e rezistencës ndaj pushtuesit serb, ku garat i zhvilluan edhe klubet e mëdha, si Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Trepça etj. Në fakt, ishte zhvilluar finaja e Kampionatit të Kosovës, Liria -Kika 1:1 (3:2 me penallti).
Veprimtari i shquar i futbollit, Enver Halili, tha se u mbajt turneu me moton: “Ikët herët”.
“Në stadiumin ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ në Sodovinë të Jerlive.
Në mes të gjeneratës KF Bentakos - KF Agromorava nga Sodovina e Jerlive 6:6 (0:4)
Ku u ndanë 40-të Mirënjohje për kontribuesit ndër vite.
Gjithashtu u ndanë edhe 12 Mirënjohje Post Mortum !
1976 -2021 - 45. Vjet klub!
Para fillimit të ndeshjes përkujtimore u mbajt 1 minutë heshtje, pastaj futbollistët lëshuan nga duart e tyre 9 pëllumba të bardhë në shenjë të 9 bashkëlojtarëve, trajnerëve e donatorëve që “Ikën herët” nga kjo botë, pastaj topin fillestar e filloji nga qendra drejtori i parë e i shumë kohëve z. Nexhat Fetahu.
Kurse trajneri z. Ahmet Hasani e mposhti kolegun z. Jakup Jahirin në pjesën e parë, në të dytën disa transfere jo të rregullta ndodhën dhe ndeshja u barazua me rezultatin 6:6.
‘Kam bindjen se me këtë akt tonin ata do të jetojnë më gjatë se vdekja në memorien tonë!’”, ka shkruar Halili.