Paris Saint-Germain e ka mohuar që është pajtuar me Lionel Messi-n lidhur me kushtet e transferimit.
Kjo ka ndodhur pasi vëllai i pronarit të pronarit të klubit, Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani ka lënë të kuptohet që një ujdi e tillë është arritur.
“Negociatat zyrtarisht kanë përfunduar. Njoftimi vjen më vonë”, kishte shkruar ai në Twitter bashkë me foton e argjentinasit në fanellë të PSG-së.
Mirëpo, departamenti për komunikim i klubit i ka thënë Goal-it që nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është thënë në atë postim.