Mesfushori i Interit Raxha Naingolan nuk është në planet e trajnerit Inzagi dhe shumë shpejt pritet të largohet nga zikaltrit.
Me Kaljarin që nuk është ende e vendosur për Naingolan, një pistë e re ka dalë për belgun në Turqi.
Beshiktashi ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e mesfushorit 33-vjeçar dhe ajo çka i pengon për momentin është gjetja e marrëveshje me vetë lojtarin që siç duket nuk është shumë larg.
Për Naingolan do të jetë kontratë 2 vjeçare me 2 milionë euro në sezon, por belgu kërkon 3. Shumë shpejt mund të ketë konkretizim të marrëveshjes dhe mesfushori belg do të largohej nga Italia pas 16 vitesh që pas debutimit me fanellën e Paicenzës në vitin 2005.