Brazili në epërsi

Futboll

Brazili në epërsi

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:30
Brazili në epërsi kundër Spanjës

Brazili në epërsi kundër Spanjës.

Pjesa e parë e Brazil-Spanjë, e vlefshme për medaljen e artë në Lojërat Olimpike, është mbyllur 1-0 në favor të brazilianëve.

Ka qenë Cunha që ka zhbllokuar ndeshjen në fundin e 45 minutave të para, duke përfituar edhe nga një pakujdesi e mbrojtjes së spanjollëve.

Brazili mund të kishte kaluar në avantazh në minutën e 38-të, pas një penalltie të akorduar me VAR, por goditja e Richarlison nga 11 metrat ka qenë për t’u harruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat