Kucka huazohet te Watford!
Juraj Kucka lë zyrtarisht Parmën duke u transferuar në Premier League te Watford.
34-vjeçari i cili ishte i grumbulluar me Sllovakinë në Euro 2020 ka vendosur të provojë një eksperiencë të re pas rrëzimit të Parmës në Serie B.
Mesfushori është huazuar për 1 sezon te Watford, ndërsa në karrierën e tij është aktivizuar përveç se në Itali edhe në Sllovaki, Çeki dhe Turqi.