Një e papritur kjo për Interin që do të kursejë 5 milionë euro

Futboll

Një e papritur kjo për Interin që do të kursejë 5 milionë euro

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:13
Një e papritur kjo për Interin që do të kursejë 5 milionë euro

Teksa Lionel Mesi ka vjedhur tërësisht shfaqjen e merkatos, Çelsi po punon në heshtje për të transferuar në Londër Romelu Lukakun.

Londinezët janë ndaluar momentalisht tek oferta e 110 milionë eurove, por zikaltrit duan 115. Pikërisht këtu hyn në lojë dhe vetë sulmuesi belg. Sipas mediave italiane, Lukaku është i gatshëm të heqë dorë nga bonusi 5 milion euro për sukseset e sezonit të kaluar në mënyrë që të rikthehet sërish në Londër.

Përveç vendosmërisë së klubit, vendimtar në këtë tratativë ka qenë dhe vetë shtatlarti i cili është bindur tërësisht nga oferta e Çelsit.

Një e papritur kjo për Interin që do të kursejë 5 milionë euro dhe do të arkëtojë 110 milionë euro, 60 prej të cilave i përkasin Junajtid si pjesë e pashlyer të blerjes së Lukakut në vitin 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat