Romelu Lukaku duket se do të jëtë blerja e parë serioze e Chelseas për merkaton verore.
Romelu Lukaku është një hap larg transferimit tek Chelsea pasi skuadrat janë pranë arritjes së marrëveshjes për një shumë rreth 115 milionë euro, pa u përfshirë ndonjë lojtar në marrëveshje, raporton Fabrizio Romano.
Lukaku veçse ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Chelsean, i cili do të përfitoj rreth 12 milionë euro për sezon.
Sjellja e një sulmuesi në Stamford Bridge ka qenë objektiv kryesor në këtë merkato verore për Thomas Tuchel pas problemeve të mëdha që kishin me shënimin e golave sezonin e kaluar.
Kujtojmë që Jorginho ishte golashënuesi më i mirë i Chelseas sezonin e kaluar në Premier ligë, duke i shënuar 7 gola, të gjitha nga pika e penalltisë.
Pas mbylljes së marrëveshjes me Lukakun, Chelsea do të fokusohet në transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, pasi dy klubet janë në negociata të vazhdueshme por që ende nuk kanë rezultuar me sukses.