Brazili është kampion olimpik në futboll. Brazili mbron titullin.
Kombëtarja olimpike e Brazilit ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Spanjës, në finalen që u zhvillua në stadiumin Yokohama.
Finale e luftuar deri në minutën e fundit, por brazilianët u treguan me vetëmohues dhe arritën fitore të madhe, duke u stolisur me medalje të artë olimpike.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/07/auto_61628345060.jpg)
Në minutën e 38-të, braziliani Richarlison nuk u tregua i saktë nga penalltia, duke shpërdoruar rastin më të mirë dhe në anën tjetër me fat Spanja.
Në fund të pjesës së parë (45+2’), Cunha kalon në epërsi Brazilin falë edhe asistimit të Dani Alves.
Në pjesën e dytë, spanjollët barazuan duke iu falënderuar golit të Oyarzabal në minutën e 61-të.
Ndeshja shkoi në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta, një finale me drithërima por që Brazili doli më i suksesshëm.
Në minutën e 108-të, Malcom shënon për fitoren e madhe të Brazilit dhe në anën tjetër, i jep goditje vendimtare Spanjës.
Brazili fiton medaljen e artë, ndërsa Spanja të argjendtën dhe Meksika të bronztën.