Romelu Lukaku dhe Chelsea janë gjithnjë dhe më afër.
Klubi anglez është gati të bëjë një ofertë prej 115 milionë eurosh për belgun pa përfshirë lojtarë të tjerë në operacion.
Një ofertë që ka bindur Inter-in pas disa tentativave të refuzuara nga klubi ziklaltër, sipas Sky Sport.
Palët po diskutojnë tani për të sqaruar detajet e operacionit.
Kështu, Lukaku pritet të përshëndetet me Inter-in pas dy sezonesh.
Belgu ka koleksionuar 95 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola me milanezët.
Sezonin e kaluar ka udhëhequr skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte drjet titullit të 19-të në Serinë A.