Mesfushori i Barcelonës Pedri ka luajtur një numër të jashtëzakonshëm të ndeshjeve gjatë sezonit 2020/21.
18-vjeçari, ka zhvilluar plotë 73 ndeshje në sezonin që po e lëmë pas me ekipin e tij, dhe kombëtaren Spanjës.
Mesfushori fillimisht u paraqit te Barcelona ku ishte njëri ndër futbollistët kyç më pas vazhdoi me Spanjën në Kampionatin Evropian dhe së fundmi u paraqit edhe në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Futbollisti ka pasur shumë pak pushim gjatë këtij viti dhe shumë herë trajnerët e tij kanë qenë të kritikuar për faktin që po e inkuadrojnë në secilën ndeshje.
18-vjeçari me 73 ndeshje të zhvilluara bëhët lojtari që ka bërë më së shumti paraqitje gjatë këtij sezoni.