Marc Andre Ter Stegen ka përshëndetur Leo Messi-n.
“Leo, ka qenë një kënaqësi të luaj me ty në këto vite dhe tëjetonim bashkë shumë gëzime të rëndësishme dhe shumë tituj”, ka shkruar Ter Stegen në postimin e tij në Instagram.
“Edhe pse nuk kemi qenë gjithmonë dakord, kemi shkuar gjithmonë në të njëjtin drejtim dhe jemi rritur si persona.
Ke bërë historinë me klubin e jetës tënde dhe do të largohesh si një legjendë e vërtetë. Ke ndryshuar futbollin”.