Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, raportohet se është afër rikthimit në Serie A.
Ish-sulmuesi i Interit pritet të huazohet te Roma për dy vite, me mundësi blerje pastaj për 35-milionë euro.
Edhe argjentinasi thuhet se ka pranuar të transferohet të romakët, pasi pëlqen të luajë nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Largimi i 28-vjeçarit lidhet me një transferim të mundshëm të Lionel Messit në "Parc des Princes”.
Messi thuhet se do të zyrtarizohet te PSG gjatë javës së ardhshme dhe pastaj Icardi të kalojë te Roma.