Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina, pretendon rezultate sa më të mira në Ligën e Parë të Kosovës.
Futbollisti Bler Thaçi është krenar që është pjesë e 2 Korrikut.
"Jam i lumtur dhe entuziast për eksperiencën e re.
Është ndjenjë e mirë të jesh në mesin e kësaj skuadre, e ku falënderoj të gjithë për mënyrën se si më kanë pritur.
Shpresoj se besimin që kam marrë nga klubi do ta shpaguaj ashtu siç duhet.
Besoj fuqishëm që, me punë e përkushtim, do të arrijmë të korrim suksese në vijim", ishin këto fjalët e para të Bler Thaçit, si futbollist i klubit verdheblu.