Torino po tenton me të gjitha mënyrat për t’i rinovuar kontratën kapitenit Andrea Belotti.
Klubi Granata i ka ofruar sulmuesit një marrëveshje të re 4-vjeçare me një pagë prej 3,3 milionë eurosh në sezon plus bonuset, ofertë që ka marrë menjëherë refuzimin e bomberit 27-vjeçar.
Belotti ka edhe një vit kontratë me Torinon dhe dëshira e sulmuesit është të ndërrojë ambient.
Megjithatë nëse ofertat mungojnë atëherë sulmuesi i përfaqësues italiane mund të vendosë të rinovojë me skuadrën e drejtuar nga Ivan Juriq.