Brazili ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Brazili ka marrë medaljen e artë në Olimpiadë pasi mposhti Spanjës 2-1 pas vazhdimeve.
Në këtë kompeticion për brazilianët u paraqit edhe mbrojtësi Dani Alves.
Përkundër moshës 38-vjeçare ai pati paraqitje fantastike duke ndihmuar kombëtaren e tij drejt suksesit.
Ky trofe ishte i 43-ti i fituar nga Alves gjatë karrierës së tij, një gjë e jashtëzakonshme.
Ai ka fituar 6 herë Titullin e Spanjës, 5 Superkupa të Spanjës, 4 Super Kupa të Evropës, 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të botës për klube, 2 Kupa të Amerikës, 2 Kupa të Uefës, 2 Tituj të Francës, 2 Kupa të Konfederatës, 2 Kupa të Francës, 1 Tiull të Italisë, 1 Kup të Italisë dhe së fundmi medaljen e artë olimpike.
Karrierë fantastike e brazilianit që ka fituar gjithçka që mund të fitohet përveç Kupës së Botës me kombëtaren që ende i mungon.