Ditën e djeshme u luajt finalja e futbollit për femra, teksa Kanadaja mposhti Suedinë duke fituar kështu medaljen e arit në Lojërat Olimpike.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa pas penalltive ishte Kanadaja që arriti të fitojë 3:2. Goli i vetëm për Suedinë u shënua nga futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.
Asllani dhe skuadra e saj u dekoruan me medaljen e argjendtë, duke ngritur sado pak flamurin shqiptar edhe pse luan me fanellën e Suedisë.
32 vjeçare është një nga lojtaret më të mirë në Europë dhe prej vitesh luan me skuadrën e femrave të Realit të Madridit.