Portieri dhe mbrojtësi do të luajnë sërish në kampionatin shqiptarë me formulën e huazimit.
“KF Shkëndija konfirmon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e dy futbollistëve.
Portieri Bekim Rexhepi dhe mbrojtësi kosovar Leard Sadriu ashtu si sezonin e shkuar, edhe në kampanjën e re do të jenë pjesë e skuadrës korçare.
Duke qenë se gjetën mirë veten në huazimin paraprak, dy kryesitë kanë vlerësuar se bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe për sezonin e ri.
KF Shkëndija u uron shumë sukses dy futbollistëve në sezonin e ri me fanellën e Skënderbeut”, njofton KF Shkëndija.