Në futbollin zviceran dhe në shtetet e ndryshme të Evropës, talentet shqiptarët vlojnë si zgjua bletësh!
Ndër ta është edhe futbollisti Gent Rexhepi, që tani iu është bashkuar skuadrës zvicerane Xamax U-21.
Trajneri i Vizionit nga Ferizaj, Vigan Shaqiri, tha se ka pas fat që një kohë ka punuar me këtë talent të madh.
“Në Kosovë ka ushtruar me mu individualisht.
Është një talent i madh dhe shpresoj që së shpejti do të jetë në majat e futbollit evropian dhe botëror”, tha Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.