Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona.
Pjanic nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të gjigantit spanjoll Ronald Koeman për sezonin e ri.
Futbollisti prej kohësh ka kërkuar të rikthehet në Itali më konkretisht te Juventusi dhe duket se një gjë e tillë do të ndodh së shpejti.
Sipas mediave italiane, drejtuesit ‘Bianconerë’ do të shfrytëzojnë rastin e ndeshjes me Barcelonën nesër në kuadër të trofeut “Joan Gamper” ku do të bisedojnë më pas për situatën e boshnjakut.
30-vjeçari mund të kaloj te “Zonja e Vjetër” si futbollist i lirë nëse shkëput kontratën me ‘Blaugranët” apo në formë huazimi me të drejtë blerje.
Pjanic nuk ka arritur asesi të gjejë formën e duhur në Spanjë dhe largimi i tij vetëm pas një sezoni duket i pashmangshëm.