Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, kualifikohen në të 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll.
Paçarada me shokë dhanë maksimumin dhe triumfuan si mysafirë, me rezultat 3:2 ndaj Magdeburgut.
Ndeshje me rivalitet dhe me pesë gola.
Për St. Paulin shënuan Burgstaller (3' e 58'), Medic (40') dhe për Magdeburgun Conteh (31' e 54').
Paçarada u paraqit tërë takimin, duke i dhënë siguri edhe repartit të mbrojtjes.