PSG po avancon 2-1 ndaj Troyes.
Pas 25 minutave lojë rezultati i ndeshjes mes Troyes dhe PSG-së është 1-2.
Fillimisht për Troyes realizoi Oualid El Hajjam i cili pas një korneri u gjend më së mirë në zonë dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë ekipit të tij.
Por nuk vonoi shumë dhe në min e 19’ PSG barazoi me Achraf Hakimin.
Hakimi realizoi një super gol në ndeshjen debutuese.
Vetëm dy minuta më vonë në min e 21′ realizoi Mauro Icardi.