Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, sundon në Kampionatin e Malit të Zi!
Tuzjanët demoluan me rezultat 3:0 Rudarin nga Plevlja.
Deçiqi shënon fitoren e dytë në kampionat dhe merr kryesimin me 7 pikë apo ka dy fitore e një barazim.
Deçiqi është në formë të mirë, për tre ndeshje ka shënuar pesë gola dhe nuk ka pësuar asnjë gol ose për 270 minuta i mbetet rrjeta e paprekur.
Serinë e golave e hapi Ilir Camaj në minutën e 26-të, pastaj realizon Marko Tuçi (42’) dhe Danilo Peshukiç (66’).
Deçiqi kryeson me 7 pikë, pasojnë Iskra 7, Mornari 7, Sutjeska me 6 pikë por kjo e fundit ka një takim me pak, etj.
Presidenti i Deçiqit, Pal Dreshaj, me stafin e tij, po bëjnë në punë të madhe në kolektiv dhe vazhdojnë me rezultate fantastike.
Duhet theksuar, Deçiqi në hapje e mposhti me 2:0 Zetën, si mysafirl u nda baras (0:0) me Jezeron dhe sonte shkeli me 3:0 Rudarin.