Murat Yakin (46 vjeç) do të pasojë Vladimir Petkoviçin si selektor i Kombëtares së Zvicrës, ka shkruar media zvicerane “Blick”.
Ai do të prezantohet të hënën pasdite.
Nuk është ende zyrtare, por ky informacion u sigurua nga “Blick”.
“Kontrata me trajnerin e Schaffhausen do të nënshkruhet të hënën. Yakin do të prezantohet pasdite.
Yakin ishte një nga tre kandidatët e mundshëm nga Federata Zvicerane e Futbollit.
Të tjerët ishin Rene Weiler (47 vjeç), i cili udhëhoqi Anderlehtin në Belgjikë dhe Al Ahly në Egjipt etj. e Bernard Challandes (70 vjeç), i cili mbetet trajner i kombëtares së Kosovës”, shkruan mes të tjera “Blick”.