Gjiganti anglez është në kërkim të një mbrojtësi.
Chelsea prej kohësh janë vënë në kërkim të një qendër-mbrojtësi.
Raportohet se klubi anglez tashmë ka një listë me disa opsione të preferuara.
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, në listën e “The Blues” ndodhet edhe mbrojtësi i Interit Stefan de Vrij.
Gjiganti anglez po mendon transferimin e De Vrij, megjithatë prioritet i tyre mbetet ende Jules Kounde i Sevillës.
“Blutë” tashmë janë afër të nënshkruajnë me Romelu Lukakun nga ‘Nerazzurët’ dhe do të ishte një ‘goditje’ e madhe për tifozët e klubit italian nëse edhe mbrojtësi holandez kalon në Angli.