Vushtrria ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.
Skuadra vushtrriase që do të bëjë gara në Ligën e Parë, është përforcuar në repartin e mesfushës.
Vigan Rexhaj është transferimi më i ri i Vushtrrisë.
28-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Drenicën, Flamurtarin dhe së fundmi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.
Njoftimi i plotë i klubit Vushtrrias:
Mirësevjen Vigan Rexhaj
Shkatërruesi me përvojë të madhe në rolin e mesfushorit defensivë , i lindur në Prizren (28 vjeç), pjesë e klubeve kosovare si KF Drenica, KF Flamurtari dhe së fundi në KF Liria.
Ne i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë fat!