Ballkani ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje miqësore.
Pas rikthimit në Kosovë nga Turqia, suharekasit kanë zhvilluar takim miqësor me skuadrën e Ligës së Dytë, KEK-un.
Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi ka triumfuar me rezultat të thellë 0-6.
Meriton Korenica, Berisha, Mevlan Zeka, Nazmi Gripshi, Malson Ajeti dhe Emerllahu realizuan golat për suharekasit.