Inter thuhet se ka hyrë në bisedime me Romën dhe ka përgatitur një marrëveshje dyvjeçare për Edin Dzekon.
Sky Sport Italia raporton se Interi tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e Romelu Lukakut dhe reprezentuesi boshnjak po lidhet me një lëvizje tek skuadra e Simone Inzaghit.
Drejtuesit e Interit thuhet se kanë kontaktuar me Romën në lidhje me një lëvizje për 35-vjeçarin boshnjak Dzeko.
Interi i ka ofruar lojtarit, i cili ka qenë i lidhur me një largim nga Giallorossi vitet e fundit dhe të cilit iu hoq epiteti i kapitenit në sezonin e kaluar, një kontratë dyvjeçare në Milano.