Barcelona zhvillon sonte ndeshjen e parë pa Messin

Futboll

Barcelona zhvillon sonte ndeshjen e parë pa Messin

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:07
Barcelona ballafaqohet sonte me Juventusin nga ora 21:30

Barcelona do të përballet sonte me Juventusin.

Barcelona ballafaqohet sonte me Juventusin nga ora 21:30, shkruan lajmi.net.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të trofeut “Joan Gamper” dhe luhet në stadiumin “Johan Cruyff”.

Kjo do të jetë përballja e parë për ‘Blaugranët’ pa Messin në ekip pas më shumë se 15 vitesh, dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të ambientohet pa ish-liderin e tyre.

Në anën tjetër Juventusi ka pothuajse të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje.

“Joan Gamper Cup” është një ndeshje që luhet çdo vit në muajin gusht nga Barcelona, para fillimit të sezonit të ri në La Liga.

Gjiganti spanjoll gjithmonë thërret ekipe të ndryshme që të përballet me ta në këtë ndeshje, e cila luhet në nder të njërit prej themeluesve të klubit, futbollist e më vonë edhe president i ekipit Joan Gamper.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto, Pique, Lenglet, Alba, Dest, Busquets, Roberto, Puig, Griezmann, Braithwaite, Depay

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny, Bonucci, De Ligt, Sandro, Cuadrado, Ramsey, Betancur, McKennie, Chiesa, Morata, Ronaldo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat