Gjiganti anglez ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atletico Madrid.
Trippier ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Sipas ‘The Sun’, Arsenali është duke synuar transferimin e futbollistit gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Topçinjtë” e shohin mbrojtësin e Atletico Madrid si një opsion shum të nevojshëm që ta shtojnë në ekip.
Interesim për anglezin ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze Man Utd por e cila ende nuk ka rënë dakord me klubin spanjoll për shifrën e transferimit.
Kampioni i Spanjës po kërkon mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin të largohet.