Klubi anglez do të përballet me Villarealin në finale të Superkupës së Evropës.
Chelsea do të ballafaqohet me Villarealin në ndeshjen finale të Superkupë së Evropës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 gusht nga ora 21:00.
Në ndërkohë tashmë klubi anglez ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar, ku bënë pjesë edhe shqiptari Armando Broja falë paraqitjeve të mira në ndeshjet para-sezonale.
Broja siç duket ka bindur Thomas Tuchel me paraqitjet e tij të mira duke fituar kështu ftesën për këtë ndeshje.
Kjo ndeshje zhvillohet në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Evropa Ligës.
Të dyja skuadrat synojnë ta nisin sezonin me një trofe të çmuar siç është ky i Superkupës së Evropës.
Lista e plotë e futbollistëve të ftuar të Chelseas.
Portierë: Kepa, Bettinelli, Mendy, Bergstrom, Bettinelli
Mbrojtës: Rudiger, Alonso, Christensen, Silva, Zouma, Ampadu, Chilwell, James, Azpilicueta, Emerson
Mesfushorë: Jorginho, Kante, Pulisic, Kovacic, Mount, Hudson-Odoi, Ziyech, Anjorin, Havertz
Sulmues: Abraham, Werner, Broja